Principata e Madhe e Serbisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Principata e Madhe e Serbisë (serbisht: Великожупанска Србија, romanizuar: Velikožupanska Srbija), ose Rashka (serbisht: Рашка, romanizuar: Raška), ishte një shtet mesjetar serb që ekzistonte nga gjysma e dytë e shekullit të 11-të deri në vitin 1217, kur ishte u shndërrua në Mbretërinë e Serbisë. Fillimisht, Principata e Madhe e Serbisë u shfaq në rajonin historik të Rashkës (Cirilik serb: Рашка, romanizuar: Raška), dhe gradualisht u zgjerua, gjatë shekullit të 12-të, duke përfshirë rajone të ndryshme fqinje, duke përfshirë territoret e Malit të Zi modern, Hercegovinës, dhe Dalmacinë jugore. Ajo u themelua nga princi i madh Vukan, i cili fillimisht (rreth 1082) shërbeu si guvernator rajonal i Rashkës, i emëruar nga mbreti Konstantin Bodin. Gjatë luftërave bizantine-serbe (rreth 1090) Vukani fitoi rëndësi dhe u bë sundimtar vetëqeverisës në rajonet e brendshme serbe. Ai themeloi dinastinë Vukanoviq, që sundonte Principatën e Madhe. Nëpërmjet lidhjeve diplomatike me Mbretërinë e Hungarisë, pasardhësit e Vukanit arritën të ruanin vetëqeverisjen e tyre, duke njohur gjithashtu sundimin suprem të Perandorisë Bizantine, deri në vitin 1180. Princi i madh Stefan Nemanja (1166-1196) fitoi pavarësinë e plotë dhe u bashkua pothuajse të gjitha trojet serbe. Djali i tij, Princi i Madh Stefan u kurorëzua Mbret i Serbisë në vitin 1217, ndërsa djali i tij më i vogël Shën Sava u bë kryepeshkopi i parë i serbëve, në vitin 1219.[1][2][3]
Principata e Madhe e Serbisë Великожупанска Србија Velikožupanska Srbija | |||||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1091–1217 | |||||||||||||
Kryeqyteti | Ras | ||||||||||||
Gjuhët e zakonshme | Serbisht (Serbishtja e Vjetër) | ||||||||||||
Besimi | Ortodoksia Lindore
Minoriteti
| ||||||||||||
Qeveria | |||||||||||||
Lloji i qeverisjes | Monarkia | ||||||||||||
Princi i Madh (Župan i Madh) | |||||||||||||
• 1083–1112 | Vukan | ||||||||||||
• 1166–1196 | Stefan Nemanja | ||||||||||||
• 1196–1228 | Stefan Nemanjiq (Princi i Madh↑Mbret) | ||||||||||||
Epoka historike | Mesjetare | ||||||||||||
• Pavarësia | 1091 | ||||||||||||
• Ngritur në mbretëri | 1217 | ||||||||||||
Të dhëna të tjera | |||||||||||||
Kodi ISO 3166 | RS | ||||||||||||
|