Panelet fotovoltaike
From Wikipedia, the free encyclopedia
Panelet fotovoltaike janë panele të cilat e bëjnë shndërrimin e energjisë së dritës në energji elektrike duke përdorur materiale gjysmëpërçuese që shfaqin efektin fotovoltaik, një fenomen i studiuar në fizikë, fotokimi dhe elektrokimi. Efekti fotovoltaik përdoret komercialisht për prodhimin e energjisë elektrike dhe si fotosensorë. Një sistem fotovoltaik përdor module diellore, secila prej të cilave përbëhet nga një numër qelizash diellore, të cilat prodhojnë energji elektrike. Instalimet e PFV mund të jenë të montuara në tokë, të montuara në çati, të montuara në mur ose lundruese. Montimi mund të fiksohet ose të përdorë një gjurmues diellor për të ndjekur diellin nëpër qiell.