Foka me veshë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Foka me vesh është çdo anëtar i familjes të gjitarëve detare Otariidae , një nga tre familjet e pinipedëve . Otaridae ka 15 specie të gjalla në shtatë gjini (një specie tjetër u zhduk në vitet (1950) dhe njihen zakonisht si luanët e detit ose fokat me gëzof , të dallueshme nga fokat e vërteta (fokidët) dhe trikekët (odobenidët). Otaridët janë përshtatur me një stil jetese gjysmëujor, ushqehen dhe migrojnë në ujë, por shumohen dhe pushojnë në tokë ose akull. Ata banojnë në ujëra subpolarë, të butë dhe ekuatorialë në të gjithë Oqeanin Paqësorin ,Jugor ,Indian dhe Atlantik . Ato mungojnë dukshëm në Atlantikun e Veriut.
Foka me veshë | |
---|---|
Luani i detit Australian (Neophoca cinerea) | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | |
Nënrendi: | |
Superfamilja: | |
Familja: | Otariidae Gray, 1825 |
Gjinitë | |
Arctocephalus |
Fjalët "otariid" dhe "otary" vijnë nga fjala greke otarion që do të thotë "vesh i vogël", duke iu referuar fletëve të vogla, por të dukshme të veshit të jashtëm ( pinnae ), gjë që i dallon ato nga fokidët.[1]