Osmoza
From Wikipedia, the free encyclopedia
Osmoza mund te perkufizohet si "kalimi i ujit nga vendi me potencialin më të lartë të ujit në vendin me potencialin me të ulët përmes një membrane gjysmë përshkruese" Osmoza është dukur fizike e lidhur ngushtë pas procesit te difuzionit. Kur dy tretësira me përqendrim jo të njëjtë ose jo të barabartë,janë të ndara me një membranë gjysëmkaluese, për shembull, me membranën qelizore, e cila është e kalueshme nga molekulat e ujit, por e kalueshme e dobët ose e pakalueshme nga molekulat e disa substancave të tretura (për shembull të sheqerit), do të ndodhë difuzioni i molekulave të ujit nëpër membranën kaluese, nga tretësira me përqendrim më të vogël, në tretësirën me përqendrim më të madh.
|
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
Në të vërtet difuzioni i ujit kryhet nga hapësira me përqendrim më të madh të molekulave të ujit në drejtim të hapësirës së përqendrimit më të vogël, të tij, domethënë nga hapësira me sasi më të madhe të molekulave të ndonjë substance tjetër (për shembull sheqeri). Forca që e kushtëzon lëvizjen e ujit në drejtim të tretësirës më të përqendruar emërtohet si shtypje osmotike e tretësire së dhënë.