Nënë Tereza
shenjtore katolike shqiptaro-indiane (1910–1997) / From Wikipedia, the free encyclopedia
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu (sot zyrtarisht Mary Theresa Bojaxhi;[6] Shkup, 26 gusht 1910 – Kalkutë, 5 shtator 1997) e njohur zakonisht si Nënë Tereza e Kalkutës (dhe e nderuar në kishën katolike si Shën Tereza e Kalkutës[7]), ishte një murgeshë dhe misionare[8] katolike indiane[9] me prejardhje shqiptare.[4] U lind në Shkup, asokohe qendra e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Jetoi në vendlindje për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.
Nënë Tereza Shën Tereza e Kalkutës, MB | |
---|---|
Fetare e shenjëtëruar,Murgeshë | |
Lindur | Anjezë Gonxha Bojaxhiu (1910-08-26)26 gusht 1910 Uskub (sot - Shkupi) , Vilajeti i Kosovës, Perandoria Osmane ,(sot - Maqedonia e Veriut) |
Vdekur | 5 shtator 1997 Calcutta, Bengali Perëndimor, India (sot - Kolkata) |
Nderuar në | Kisha Katolike Romake |
Bekuar | 19 Tetor 2003, Sheshi i Shën Pjetrit, Vatikan nga Gjon Pali II |
Kanonizuar | 4 Shtator 2016, Sheshi i Shën Pjetrit, Vatikan nga Papa Françesku |
Vend i shenjtë | Shtëpia Nëna e Misionarëve të Bamirësisë, Kolkata, Bengali Perëndimor, India |
Festa | 5 Shtator[1] |
Atribute |
|
Patronazhi |
|
Nënë Tereza | |
---|---|
Titulli | Gjeneral superior |
Personal | |
Feja | Krishtërim |
Kombësia | Subjekt Osman (1910–1912) Subjekt Sërb (1912–1915) Subjekt Bullgar (1915–1918) Subjekt Jugosllav (1918–1943) Nënshtetësi Jugosllave (1943–1948) Subjekt Indian (1948–1950) Nënshtetësi Indiane[4] (1950–1997) Nënshtetësi Shqiptare[5] (1991–1997) Qytetar nderi i SHBA's (dhënë 1996) |
Emërtimi | Kisha Katolike Romake |
Instituti | Motrat e Loretos (1928–1948) Misionarët e Bamirësisë (1950–1997) |
Postim i vjetër | |
Periudha në Zyrë | 1950–1997 |
Pasardhës | Mr. Nirmala Joshi, MB |
Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete. Ato ofrojnë shtëpi për njerëzit që janë duke vdekur nga HIV/AIDS, lebra dhe tuberkulozi; ato ofrojnë ushqime, klinika të lëvizshme, programe këshilluese për fëmijët dhe familjet, jetimore, dhe shkolla. Anëtarët duhet t’i përmbahen betimit të "dëlirësisë, varfërisë dhe bindjes", si dhe një kusht të katërt, për të dhënë "shërbime falas e me gjithë zemër për më të varfërit e të varfërve".[10]
Nënë Tereza ishte një tregëtare e njohur.Ishte bashkpronare e një firme ndërtimi në Shkup.Kompania e saj bëri bashkëfinancimin e projektit për ndërtimin e teatrit të parë të Shkupit.Ajo mori pjesë në zhvillimin e linjës hekururodhe që e lidh Kosovën me Shkupin,Projekt që e kishte financuar personalisht.
Nënë Tereza tregonte cdo herë se ishte shumë krenare që familja e saj asnjëherë nuk e la dikë me dorë ose me zemër të zbrazët.Ajo disa herë e vizitoi edhe Kosovën .Cdo kund u admirua për veprat e saj bamirëse.
Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt "Tereza e Bekuar e Kalkutës". Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e shenjt nga Kisha Katolike e Romës.[7] Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj (5 Shtator), ku njihet edhe si dita e saj e festës.
Një figurë e diskutueshme si gjatë jetës dhe pas vdekjes së saj, Nënë Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse. Ajo u vlerësua dhe u kritikua për akuza të ndryshme, të tilla si për pikëpamjet e saj për abortin dhe kontracepsionin [11][12] Ajo gjithashtu ka marrë kritika për kushtet në shtëpitë që ajo ofronte për ata që ishin buzë vdekjes.[13][14][15][16] Biografia e saj e autorizuar u shkrua nga Navin Chawla dhe u botua në 1992, ajo ka qenë subjekt i filmave dhe librave të tjerë. Më 6 Shtator 2017, Tereza dhe Shën Françesk Saver u emëruan bashkë-mbrojtës të Arqipeshkvisë Katolike Romake të Kalkutës.[17]