Marcelo Brozović
futbollist kroat / From Wikipedia, the free encyclopedia
Marcelo Brozović (lindur më 16 nëntor 1992) është një futbollist profesionist kroat i cili luan si mesfushor-mbrojtës për klubin saudit Al Nassr dhe kombëtaren kroate.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Marcelo Brozović[1] | ||
Datëlindja | (1992-11-16) 16 nëntor 1992 (31 vjeç) | ||
Vendlindja | Zagreb, Kroaci | ||
Gjatësia | 1.81 m (5 ft 11 in)[2] | ||
Pozicioni | Mesfushor-mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Al Nassr | ||
Numri | 77 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2002–2010 | Hrvatski Dragovoljac | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2010–2011 | Hrvatski Dragovoljac | 22 | (1) |
2011–2012 | Lokomotiva | 33 | (5) |
2012–2015 | Dinamo Zagreb | 64 | (9) |
2015–2023 | Internazionale | 261 | (25) |
2023– | Al Nassr | 18 | (2) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2009–2010 | Kroacia U18 | 4 | (0) |
2011 | Kroacia U19 | 1 | (0) |
2011–2013 | Kroacia U20 | 5 | (3) |
2011–2014 | Kroacia U21 | 13 | (7) |
2014– | Kroacia | 93 | (7) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 25 shkurt 2024 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 21 nëntor 2023 |
Brozović nisi hapat e parë në futboll në akademinë e Hrvatski Dragovoljac. Ai bëri debutimin e tij si profesionist në sezonin 2010–11, gjatë së cilës u aktivizua në 22 ndeshje, por ekipi ra nga kategoria. Pas kësaj, ai firmosi me Lokomotivën, me të cilën luajti vetëm një sezon. Në gusht 2012, Brozović u transferua te Dinamo Zagreb, duke qënë një nga një lojtarët më të rëndësishëm të ekipit në tre vitet e ardhshme. Në janar 2015, ai u huazua në Itali te Interi për një vit e gjysëm. Pas mbarimit të huazimit, Interi pagoi 5 milion € për kartonin e tij. Brozović qëndroi për shtatë vite te Interi, duke zhvilluar mbi 300 ndeshje. Ai ndihmoi ekipin të fitonte titullin e Serie A në vitin 2021 (titulli i parë pas më shumë se një dekade) si dhe ndihmoi në arrijen e finaleve të UEFA Ligës së Kampioneve dhe UEFA Ligës së Evropës respektivisht në vitin 2023 dhe 2020.
Brozović luajti mbi 20 ndeshje me ekipet e moshave të Kroacisë. Debutimi i tij me ekipin e parë erdhi në qershor 2014. Ai ka luajtur me Kroacinë në tre edicione të FIFA Kupës së Botës (2014, 2018 dhe 2022), duke arritur në finale në vitin 2018, si dhe në dy edicione të UEFA Kampionatit Evropian (2016 dhe 2020). Në vitin 2023, ai udhëhoqi ekipin në finalen e UEFA Ligës së Kombeve 2023.