Majmuni
majmuni hynë në llojin e gjitarëve / From Wikipedia, the free encyclopedia
Majmunët janë primatë halporhini (“hundë-thatë”), një grup parafiletik të cilët kryesisht posedojnë bisht dhe përafërsisht është e përbërë nga 260 lloje të njohura ekzistuese. Shume lloje të majmunëve janë banorë të pemëve (që rron në drurë), megjithëse ka lloje të cilat kryesisht jetojnë në tokë, siç janë babuinët. Shumë lloje po ashtu janë aktive gjatë ditës (ditor). Majmunët kryesisht janë të konsideruar të jenë inteligjent, në veçanti majmunët e Botës së Vjetër. Lemurët, lorisët dhe galagot nuk janë majmunë; në vend të majmunëve janë primatë sepstirinë (“hundë-lagur”). Si majmunët, thembërgjatët janë primatë halporhini; sidoçoftë, ata po ashtu nuk janë majmunë. Ekzistojnë dy lloje kryesore të majmunëve: majmunët e Botës së Re (platirhinët) nga Amerika Jugore dhe Qëndrore dhe majmunët e Botës së Vjetër (katarhinët e superfamiljes Cercopithecoidea) nga Afrika dhe Azia. Majmunët hominoid (gibonët, orangutanët, gorillat, shimpanzetë dhe njerëzit), ku të gjithë nuk kanë bisht, janë po ashtu katarhinë por nuk konsiderohen majmunë. Për shkak se majmunët e Botës së Vjetër janë të lidhur më ngushtë me majmunët hominoid më shumë se me majmunët e Botës së Re, akoma termi “majmun” përjashton këtë fis më të afërt, majmunët përmenden si grupi parafiletik. Simianët (“majmunët”) dhe thembërgjatët u shfaqën në mes të halporhinëve para 60 milion viteve. Majmunët e Botës së Re dhe majmunët katarhinë u shfaqën në mes të simianëve para 35 milion viteve. Majmunët e Botës së Vjetër dhe Hominidaët u shfaqën në mes të majmunëve katarhinë para 25 milion viteve. Simianët basal të zhdukur siç është Aegyptopithecus ose Parapithecus [35-32 milion vite më parë] janë po ashtu të konsideruar si majmunë nga primatologët.
Majmuni | |
---|---|
Makaka Bonet (Macaca radiata) Mangaon, Maharashtra, Indi | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | |
Nënrendi: | Halporhini |
Infrarendi: | Simiiformes |
Grupet e përfshira | |
| |
Sinonimet | |
|