Levanti
From Wikipedia, the free encyclopedia
Ky artikull është rreth Ky artikull e përshkruan rajonin e Levantit në Lindjen e Mesme. Për rajonin me të njëjtin emër në Spanjë shiko Levanti (Spanjë).. Për përdorime të tjera, shiko Levanti (kthjellim).
Levanti (nga italishtja Levante: agim) ose Shami (arabisht: ٱلشَّام esh-Sham) përshkruan në kuptimin e gjerë shtetet në lindje të Detit Mesdhe, domethënë të gjitha shtetet, që gjenden në lindje të Italisë, veçanërisht gadishullin grek dhe ishujt greke në Detin Egje, brigjet mesdhetare të Turqisë, Qipros, Libanit, Palestinës, Sirisë historike dhe Egjiptit. Në kuptimin e ngushtë përfshin përcaktimi gjeografik shtetet bregore të Detit Mesdhe Lindor, domethënë Sirinë, Libanin, Izraelin, Jordaninë dhe Palestina.