La bohème
From Wikipedia, the free encyclopedia
La bohème është një opera me katër akte (të quajtura edhe kuadro) e Xhiakomo Puçinit (Giacomo Puccini), me libret të Xhiuzepe Xhiakoza (Giuseppe Giacosa) dhe Luixhi Ilika (Luigi Illica) e shkruar në vitin 1896. Kjo opera i takon rrymës së verizmit (të vërtetës), mbetet një nga operat më të suksesshme dhe nga më populloret dhe vazhdon të luhet në të gjithe teatrot prestigjozë të operas në botë. Opera ka të njejtin titull me një spektakël të Ruxhero Leonkavalo (Ruggero Leoncavallo), me të cilin Puçini hapi një sfidë. Premiera botërore e La bohème u shfaq në Torino më 1 shkurt 1896 tek Teatri Rexhio (Teatro Regio),[1] drejtuar nga 29-vjeçari Arturo Toskanini Arturo Toscanini. Që atëhere, La bohème është bërë pjesë e repertorit standard italian dhe është një nga operat më shpesh të shfaqura në gjithë botën.[2]