Kujtesa (kompjuter)
From Wikipedia, the free encyclopedia
Fjala Memorie kompjuteri, Magazinim Kompjuteri i drejtohet një komponenti, mjeti apo mjeteve për regjistrim të një kompjuteri, që mban të dhëna digjitale të përdorura për llogaritjen e disa intervaleve të mëtejshëm. Magazinimi i kompjuterit pajis thelbin kryesorë të kompiluarave modernë.
Tipet e Memorjeve të kompiuterit |
E paqëndrueshme |
Non-Volatile
|
Fizikisht kjo paraqitet në formë të një pllakëze elektronike e cila është e vendosur në motherboard. Një pllakës përmban disa çipa secili prej tyra përmban me miliona transistor, ku ne secilin prej tyre kompjuteri i palon apo radhitë një pjesë të informacionit të nevojshëm. Ndryshe kjo quhet edhe si memorie e gjallë sepse për funksionimin e saj nevojitet "ushqyerja" e vazhdueshme me rrymë.
Procesori për të mos humbur kohë ti kërkoj të dhënat (tekste, imazhe audio apo video) në hard disk apo ne një CD ai i vendos përkohësisht ne memorie vetëm një herë në fillim të çdo operacioni, dhe kështu sa herë që ka nevojë i gjen në memorie deri sa eventualisht të vendosim ta regjistrojmë apo ruajmë ne hard disk apo në CD. Kështu ndodh edhe me sistemin operativ si p. sh. Windowsi kur ta startojmë PC atëherë funksionet e nevojshme ngarkohen ne memorie. Sistemet operative janë shfrytëzues të mëdhenj te memories (windows 95 i duheshin 32 Mo për te funksionuar windows XP i duhen minimum 128 Mo për tu instaluar edhe 256 Mo që të funksionoj) sa me e madhe te jete memoria aq më i shpejt do te jete kompjuteri.