Krahu i njeriut
From Wikipedia, the free encyclopedia
Krahu përbëhet prej një ashti që quhet kollap, ky asht krijon nyje me shpatullën dhe me parakrahun.Krahu bën pjesë tek Gjymtyrët e sipërme. Trupi ka formën e prizmës tre anëshe , ku përforcohen muskujt. Skaji i sipërm përbëhet prej tre pjesë të cilat janë: koka që artikulohet me shpatullën , qafa anatomike dhe dy gungat (gunga e madhe dhe gunga e vogël) në të cilat përforcohen muskujt. Skaji i poshtëm përmban pjesën e mesme artikulare dhe dy pjesë anësore joartikulare .Pjesa artikulare nga jasht ka kokërza artikuluese që nyjëzohen me radiusin dhe në anën mediale është një cilindër që lidhet me ulnën.