Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit ishte komision i themeluar më 15 tetor 1913, në bazë të vendimeve të gjashtë Fuqive të Mëdha, të marra më 29 korrik 1913, sipas Traktatit të Londrës, të nënshkruar më 30 maj 1913. Qëllimi i komisionit ishte të kujdeset për qeverisjen e Shqipërisë së sapo krijuar, deri sa institucionet e saj politike të ishin në rregull.[1]