Kembrixhi
From Wikipedia, the free encyclopedia
52.205°N 0.119°E / 52.205; 0.119
Kembrixh (en: Cambridge /keɪmbrɪdʒ/) është një qytet universitar dhe kryeqendra e qarkut të Cambridgeshire në Angli, i cili shtrihet në të dy anët e lumit Kam (en: Cam) rreth 50 miles (80 km)* në veri të Londrës. Në bazë të Censusit Britanik të vitit 2011, popullsia e qytetit ishte 123,867 banorë, nga të cilët 24,488 ishin studentë.[1][2]
Kembrixh është shtëpia e Universitetit të Kembrixhit, i themeluar në vitin 1209 dhe një nga pesë universitetet më të mirë në botë.[3] Universiteti përfshin Laboratorin Cavendish, Kishëzën e Kolegjit Mbretëror, dhe Bibliotekën Universitare. Panorama e Kembrixhit dominohet nga kulla e këmbanës së Kishës së Zonjës sonë dhe Dëshmorëve Anglezë.