Karabullakët
From Wikipedia, the free encyclopedia
Karabullakët (latinisht: Phalacrocoracidae), të njohur edhe si vrançat, janë një familje e rreth 40 llojeve të shpendëve të detit. Disa klasifikime të ndryshme të kësaj familje janë propozuar së fundmi, dhe një numër i gjinive janë të kontestuara. Karabullakët janë shpendë me madhësi mesatare në të madhe, me peshë trupore nga 0.35 deri në 5 kg dhe me gjatësinë e krahëve nga 45 deri në 100 cm. Shumica e llojeve kanë pupla të errëta, ndërsa sqepin e kanë të gjatë e të hollë. Të gjitha llojet janë peshkngrënëse, që e kapin gjahun duke u zhytur nga sipërfaqja. Ata janë zhytës të shkëlqyer, dhe nën ujë ata e vënë veten në lëvizje me anë të këmbëve të tyre, si dhe me ndihmën e krahëve; disa lloje karabullaku janë regjistuar duke u zhytur në thellësi deri në 45 metra. Ata kanë krahë relativisht të shkurtër për shkak të nevojës së tyre për lëvizje nënujore ekonomik, dhe si pasojë kanë shpenzimet më të larta të fluturimit të çdo lloji shpendës.[1]
Karabullakët | |
---|---|
Microcarbo melanoleucos | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Nënklasa: | Neornithes |
Infraklasa: | Neoaves |
Rendi: | Suliformes |
Familja: | Phalacrocoracidae Reichenbach, 1850 |
Gjinia: | Phalacrocorax (shiko tekstin) Brisson, 1760 |
Speciet | |
3–43, shiko tekstin |
Karabullakët bëjnë fole nëpër koloni në bregje, mbi pemë, ishuj të vegjël ose shkëmbinjë. Janë më tepër shpendë bregdetar sesa oqeanike, dhe disa kanë kolonizuar ujërat e brendshme – në të vërtetë, duket se paraardhësi origjinal i karabullakëve ka qenë një shpend i ujërave të freskëta. Janë të përhapur në mbarë botën, përveç ishujve të Paqësorit qendror.