Kampionati Botëror i Shahut
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kampionati Botëror i Shahut (World Chess Championship ose WCC) luhet për të përcaktuar kampionin e botës në shah. Kampioni aktual i botës është Ding Liren, i cili mundi kundërshtarin e tij Ian Nepomniachtchi në Kampionatin Botëror të Shahut 2023. Magnus Carlsen, kampioni i mëparshëm i botës, kishte refuzuar të mbronte titullin e tij.
Kampionati botëror zyrtarisht mendohet të ketë filluar në vitin 1886, kur të dy lojtarët kryesor në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Johann Zukertort dhe Wilhelm Steinitz respektivisht, janë përballur në një lojë. Nga viti 1886 deri më 1946, kampioni i vendoste kushtet, që i kërkohej çdo sfidanti të kishte mbështetje të konsiderueshme dhe të mposhte kampionin në një ndeshje në mënyrë që të bëhej kampioni i ri botëror. Nga 1948 deri në vitin 1993, kampionati është administruar nga FIDE, Federata Botërore e Shahut. Në vitin 1993, kampion në fuqi (Geri Kasparov), u shkëput nga FIDE, e cila çoi në krijimin kampionati rival në shah Professional Chess Association. Titujt u bashkuan në Kampionatin Botëror të Shahut 2006.
Ndonëse kampionati botëror është i hapur për të gjithë lojtarët, ka kampionate të veçanta për femra, nën 20 vjeç dhe grupmosha më të ulëta, si dhe për të moshuarit. Ka gjithashtu kampionate botërore të shahut në të shpejtë, blitz, korrespondencë, zgjidhje problemesh, shah të rastësishëm Fischer dhe shah kompjuterik.