Kalendari hixhri
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kalendari islam, takvimi ose kalendari hixhër është një kalendar hënor i përbërë nga 12 muaj në një vit me nga 354 ditë.
Edhe para ardhjes së Islamit, arabët kanë përdorë kalendarin hënor. Ky kalendar – që është 11 ditë më i shkurtë se kalendari gregorian – nuk i pasonte sezonat (stinorët). Haxhillëku në atë kohë të ardhurimit të idhujve ka qenë më shumë si një festival i madh, dhe pasi kalendari hënor nuk pasonte sezonat, Haxhxhi është mbajtur në muaj të ndryshëm çdo vit. Kjo ka nënkuptuar se gjatë viteve të caktuara, Haxhxhi ka ardhur në kohë kur gruri nuk ka qenë gati për korrje dhe kështu nuk ka qenë në shitje. Në këtë mënyrë ka prishur përgatitjet për të festuar këtë ngjarje.
Për këtë shkak arabët zbuluan një metodë për të tejkaluar këtë tollovi duke shtuar një muaj në kalendar në vite të caktuara. Ky metod u quajt kabisa - koha kur Haxhxhi duheshte të arrijë dhe kështu u bë i ndryshueshëm, dhe njoftimi për datën e tij vazhdimisht bëheshtë gjatë Haxhxhit paraprak. Ky njoftim fillimisht ishte përgjegjësi e një personi të quajtur Kalammas. Kalammasi ishte nga fisi Beni Kinane, fis nga i cili Hashimi (464-546 e.s.) ishte pasardhës dhe i cili më vonë u bë baba (kryeplak) i fisit Kurejsh (fisi i Muhammedit, alejhis-selam). Kalamasi ishte poashtu përgjegjës për të njoftuar se cili muaj duhet të pasohet nga muaji plotësues, i trembëdhjetë. Të gjithë ata që e morën këtë detyrë për të njoftuar kohën e Haxhxhit quheshin Kalammasa.