Kërmill
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kërmill është emri i zakonshëm i përdorur më së shumti për butakët gastropodë pulmonatë të tokës. Gjithësesi, emri kërmill u ngjitet në përgjithësi pjesëtarëve të klasës Gastropoda me një guaskë spirale të përmasave që lejojnë futjen brenda të të gjithë trupit. Ndërsa fjala "kërmill" përdoret në kuptim të përgjithshëm, ajo përfshin jo vetëm kërmijtë e tokës, por edhe mijëra specie kërmijsh të ujërave të kripura dhe të ëmbla. Gastropodët që nuk kanë guaskë që nga lindja, ose kanë vetëm guaskë të brendshme, quhen ligavecë, ndërsa kërmijtë e tokës që kanë një guaskë shumë të vogël(aq sa nuk futen dot brenda saj) quhen shpesh gjysmë-ligavecë.
Kërmijtë kanë lidhje të konsiderueshme me njerëzit, duke përfshirë rolin e ushqimit, kafshës së dëmshme dhe mbartësit të sëmundjeve, për më tepër guaskat e tyre përdoren si zbukurime dhe integrohen në bizhuteri.[1] Kërmilli ka pasur gjithashtu një rëndësi kulturore, duke prirur të shoqërohej me letargji. Kërmilli është përdorur edhe si figuracion: dikush që nuk lëviz shpejt është "i ngadaltë si kërmilli". Kërmilli është i njëjtë ose i ngjashëm në formë me koklean.[2]