Ilustrimi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Ilustrimi është vizualizimi ose pikturimi i një subjekti, i bërë nga një artist, siç është vizatimi, skeçi, piktura,fotografia, kinemaja apo ndonjë lloj tjetër imazhi i gjërave të para, të kujtuara ose imagjinuara, duke përdorur përfaqësim grafik. Fjala vjen nga fjala latine illustra'tio, illu'stro që domethënë ndriçim, rrezatim. Printimi është procesi i tanishëm i riprodhimit të ilustrimeve, zakonisht me ngjyrë në letër duke përdorur makinë shtypi. Ilustrimet mund të jenë imazhe artistike duke ilustruar për shembull një tekst, poezi, modë, revistë, pullë postale ose një libër dhe shumë shpesh ilustrimet bëhen për librat e fëmijëve. Qëllimi i një ilustrimi është të sqaroj apo dekoroj një storie, poezi apo një copë informacioni tekstual duke mundësuar një përfaqësim vizual të diçkaje të përshkruar në tekst. Ilustrimet munden gjithashtu të përfaqësojnë imazhe shkencore si florën, mjekësinë, ose procese të ndryshme, procese biologjike ose kimike ose ilustrime teknike rreth përdorimit të diçkaje. Ilustrimet mund të ekzekutohen në teknika të ndryshme, si ngjyrat e ujit, bojë uji opake, vaji, boja e shkrimit, shkumës qymyri ose me prerje në dru.
Ilustrimet shpesh barten si procese industriale në shkallë të gjerë, dhe janë pjesë thelbësore e publikimit dhe printimit.