Hoteli
From Wikipedia, the free encyclopedia
Hoteli është ndërmarrje e cila ofron banim, zakonisht në një periudhë të shkurtë kohore. Kushtet e akomodimit bazë, të cilat një hotel duhej që t'i plotësonte në kohët e kaluara (posedimi i vetëm një dhome, një krevati, një dollapi për rroba, një tavoline të vogël dhe një lavaman) janë zëvendësuar dukshëm me dhoma me instalime moderne, duke përfshirë banjo në dhoma të gjumit dhe kondicionerë të ajrit. Gjërat tjera që zakonisht gjinden nëpër hotele janë telefoni, sahati me alarm, televizori, qasja në internet; furnizimi me ushqime të lehta dhe pije mund të bëhet në mini-bar, dhe në aparate për pije të ngrohta. Hotelet më të mëdha mund të posedojnë restorante, bazene, çerdhe, dhoma për konferenca dhe shërbime të tjera sociale.
Disa hotele ofrojnë kombinime të ndryshme të ushqimeve në llogari të qëndrimit në hotel. Në Britaninë e Madhe, hotelit i kërkohet me ligj t'u servojë ushqim dhe pije çdo mysafiri brenda orëve të caktuara; që të shmanget kjo kërkesë nuk është e pazakonshme të gjinden hotelet private, të cilat nuk janë subjekt i kësaj kërkese. Në Japoni, hotelet kapsulë posedojnë hapësirë të minimizuar në dhoma dhe ambiente tjera.
Në Australi dhe Kanadë, hoteli mund të merret edhe si pub ose bar. Në Indi, hoteli mund të merret edhe si restorant, për shkak se restorantet më të mira janë gjendur gjithmonë pranë hoteleve të mira.