Hjalmar Branting
From Wikipedia, the free encyclopedia
Karl Hjalmar Branting (Shqiptimi në suedisht: [ˈjǎlmar ˈbrânːtɪŋ] (dëgjoni); 23 nëntor 1860 - 24 shkurt 1925) ishte një politikan suedez i cili ishte kryetar i Partisë Social Demokrate Suedeze (1907–1925) dhe kryeministër i Suedisë gjatë tri periudhave të ndara (1920, 1921–1923 dhe 1924–1925). Kur Branting erdhi në pushtet në vitin 1920, ai ishte kryeministri i parë socialdemokrat i Suedisë. Kur mori detyrën për një mandat të dytë pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 1921, ai u bë politikani i parë socialist në Evropë që e bëri këtë pas zgjedhjeve me votim universal. Në vitin 1921, Branting ndau Çmimin Nobel për Paqe me sekretarin e përgjithshëm norvegjez të Unionit Ndërparlamentar Christian Lous Lange.
Hjalmar Branting | |
---|---|
Kryeministri i Suedisë | |
Në detyrë 18 tetor 1924 – 24 janar 1925 | |
Monarku | Gustaf V |
Paraprirë nga | Ernst Trygger |
Pasuar nga | Rickard Sandler |
Në detyrë 13 tetor 1921 – 19 prill 1923 | |
Monarku | Gustaf V |
Paraprirë nga | Oscar von Sydow |
Pasuar nga | Ernst Trygger |
Në detyrë 10 mars 1920 – 27 tetor 1920 | |
Monarku | Gustaf V |
Paraprirë nga | Nils Edén |
Pasuar nga | Louis de Geer |
Ministër i Punëve të Jashtme | |
Në detyrë 13 tetor 1921 – 19 prill 1923 | |
Kryeministri | Vetë ai |
Paraprirë nga | Herman Wrangel |
Pasuar nga | Carl Hederstierna |
Ministër i Financave | |
Në detyrë 19 tetor 1917 – 5 jaanr 1918 | |
Kryeministri | Nils Edén |
Paraprirë nga | Conrad Carleson |
Pasuar nga | Fredrik Vilhelm Thorsson |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | Karl Hjalmar Branting 23 nëntor 1860 Klara, Qarku Stokholm, Suedi |
Vdiq më | 24 shkurt 1925 (64 vjet) Stokholm, Suedi |
Partia politike | Partia Social Demokrate Suedeze |
Bashkëshortja/et | Anna Branting (mbiemri i vajzërisë Jäderin) |
Fëmijët | Georg Branting Sonja Branting-Westerståhl |
Nënshkrimi | |
Branting u martua me gazetaren Anna Jäderin në vitin 1884. Së bashku ata patën dy fëmijë: Georg (1887–1965) dhe Sonja (1890–1981).