Himni i Evropës
himni zyrtar i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës / From Wikipedia, the free encyclopedia
Himni i Evropës i njohur ndryshe edhe si Himni i Gëzimit ose Ode Gëzimit (Titulli origjinal Gjermanisht: "An die Freude") është himni i Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian, e ku që të dyja i referohen asaj si Himni i Evropës. [1] [2]
Që nga viti 1972, Himni Evropian është një pjesë nga preludi i Odës së Gëzimit të Friedrich Schillerit si dhe të simfonisë së 9-të të Bethovenit të vitit 1823.
Himni është përgatitur për raste zyrtare të dy organizatave (të tilla si nënshkrimi i marrëveshjes), dhe është një nga simbolet Evropës.[3]
Herbert von Karajan, një nga dirigjentët më të mëdhenj të shekullit të njëzetë, me kërkesën e Këshillit të Evropës shkroi tre instrumentale: një për piano, një për instrumentet frymore dhe një për orkestër simfonike. Shpeshëherë krahas me intonimin e himnit këndohen edhe vargjet e Friedrich Schillerit.