Funksionet transformuese të AES-it
From Wikipedia, the free encyclopedia
AES-i[1] është një nga algoritmet më të njohura simetrike për kriptimin e të dhënave. Teksti hyrës i njohur si plaintekst është 128 bita kurse çelësi mund të jetë 128 bita, 192 ose 256 bita që korrespondon në tri llojet e AES që janë AES-128,AES-192 dhe AES-256. Blloku 128 bitësh i plaintekst formon matricën STATE tek e cila 4 bajtat e parë zënë kolonën e parë, 4 bajtat e dytë zënë kolonën e dytë e kështu me radhë. Matrica STATE modifikohet pas çdo faze të enkriptimit dhe dekriptimit. Nëse çelësi është 128 bita procesi i kriptimit i ka 10 cikle ,për çelësin 192 bitësh procesi ka 12 cikle,e për 256 bitësh kriptimi i ka 14 cikle. Ai bazohet në katër funksione transmetuese të cilat do t'i shqyrtojmë më hollësisht.