Follorina
From Wikipedia, the free encyclopedia
40.783333°N 21.4°E / 40.783333; 21.4
Follorinë apo Fllërinë (greqisht: Φλώρινα/Flórina; bullgarisht/maqedonisht: Лерин/Lerin) është një qytet i Greqisë dhe qendra administrative e Rrethit të Follorinës. Popullata e qytetit, sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2001, ishte 17,622 banorë. Emri i qytetit rrjedh nga fjala greko-maqedone φλωρός floros (χλωρός hloros në greken standarde) që përkthehet si "gjelbër" ose "freskët". Gjysma e popullsisë së Follorinës ishte me prejardhje shqiptare dhe e besimit mysliman në shek. e 19-të. Sot popullsia shqipfolëse është ortodokse dhe shumica nuk e tregojnë hapur kombësinë e tyre në publik.