Flokët
From Wikipedia, the free encyclopedia
Flokët janë një pjesë e trupit të njeriut, që gjenden sipër kokës. Ato përbëhen kryesisht nga keratina në përqindje 65-95% dhe nga pjesa tjetër nga lipide,pigment, ujë dhe proteina. Tek njeriu rritja e flokëve arrin në një centimentër në muaj, çdo person ka një numër fijesh floku që shkon nga 70 mijë deri në 150 mijë fije. Çdo fije floku ka një jetgjatësi prej 2-6 vitesh, cikli jetësor i flokëve ndahet në tre faza:
faza anagen që është koha e rritjes së flokut, faza katagen në të cilën fija e flokut tkurret ndërsa në fazën telogen folikuli bëhet inaktiv për disa kohë. Dëndësia e flokëve ndryshon nga njeriu në njeri dhe varet nga shumë faktorë si mosha,seksi,gjenetika, dhe përdorimi i disa ilaçeve mund të shkaktojë rënie ose ndryshim në strukturën e flokëve. Tek meshkujt hormoni alfa 5 reduktaz e shndërron testosteronin në qarkullin në driidotestosteron (DHT) Kjo shkakton alopecin androgjenetike një sëmundje kronike që gotet folikulet në skalpin e kokës veçanërisht në pjesën e sipërme duke bërë që floku të hollohet dhe të dobësohet deri sa të bije, 70-80% e të gjithë meshkujve në botë kanë alopeci androgjenetike, tek femrat përqindja e atyre që kanë rënie floku shkon në 20-30% dhe është më e ulët për shkak të prezencës në sasi të vogël të alfa 5 reduktazit që është shkaktari kryesor i humbjes së flokëve. Ka disa mënyra për të trajtuar alopecinë, e para është trapianti folikular ,në këtë mënyrë mjeku merr disa folikulë të shëndetshëm nga pjesa mbrapa kokës dhe te anësoret e më pas i vendos ato aty ku ka mungesë folikulesh në mënyrë që të rriten flokë më të fortë dhe rezistentë ndaj aktivitetit të driidotestosteronit. Mënyra e dytë për trajtimin e alopecisë është ajo e përdorimit të disa ilaçeve si propecia 1mg, ky barn shitet në farmaci me emrin finasterid në sasinë 5 miligram përdoret për të trajtuar tumorin jo agresiv të prostatës ndërsa në formulën 1 miligram ai arrin të bllokojë aktivitetin e afla 5 reduktazit e cila konverton testosteronin në qarkullim në lëkurën e kokës në driidotestosteron. Edhe rogaine i njojtur ndryshe si minoksidil i aplikuar mbi kokë në sasinë 1 mililitër dy herë në ditë arrin të ndalojë rënien e flokëve efektshmëria e këtij ilaçi fillon të duket pas tre muaj përdorimi të përditshëm. Propecia dhe rogaine janë të vetmet barna të njojtura nga enti amerikan FDA për trajtimit me efikasitet të lartë kundër alopecisë androgjenetike.