Fjalëkryqi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Fjalëkryqi është krijimi më i popullarizuar në fushën e enigmatikës. Në fillim u shfaq në një gazetë amerikane. Fjalëkryqi është kryqëzim i fjalëve të ndryshme nga fondi i një gjuhe në drejtimin horizontal ose vertikal në një rrjetë katrorësh të cilat përkufizohen dhe numërohen nga përpiluesi i fjalëkryqit. Detyrë e klientit pra lexuesit është që fushat e zbrazëta të rrjetës së katrorëve të plotësohen me germat e duhura. Ekzistojnë lloje të ndryshme të fjalëkryqit :
- Fjalëkryqi italian,
- Fjalëkryqi amerikan,
- Skandi,
- Katrori magjik, etj.