Columbus (Ohio)
kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Ohajos, Shtetet e Bashkuara / From Wikipedia, the free encyclopedia
Columbus (shqiptohet Kolumbus) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i shtetit amerikan të Ohaios. Ai është qyteti i pesëmbëdhjetë më i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kolumbus është qendra e qarkut Franklin, por qyteti është zgjeruar dhe ka aneksuar pjesë të qarqeve Delaware dhe Feirfild. Qytetit i është dhënë emri për nder të Kristofor Kolombit. Ai u themelua në vitin 1812 në vendbashkimin e lumenjve Scioto dhe Olentangy, dhe mori funksionet e kryeqytetit të Ohajos në 1816. Qyteti ka një ekonomi të larmishme bazuar në arsim, institucione qeveritare, sigurimet, bankat, modën, mbrojtjen, aviacion, ushqim, rroba, logjistikë, çelik, energji, kërkime mjekësore, kujdes shëndetësor, hoteleri, shitjet me pakicë, dhe teknologji. Kolumbusi modern është shfaqur si një qytet teknologjikisht i sofistikuar. Në Kolumbus ndodhet institucioni privat më i madh në botë për hulumtime dhe zhvillimi, Instituti Memorial Battelle, CAS-i (Shërbimi i Abstrakteve Kimike), zyra qendrore më e madhe në botë e informacionit kimik, flota private e avionëve më e madhe në botë NetJets, dhe Universiti Shtetëror i Ohajos, me Kampusin më të madh në SHBA.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Columbus
Columbus | |
---|---|
Qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | (2.011) 797,434 |
Faqja zyrtare | www.columbus.gov |
Në vitin 2009, revista BusinessWeek e ka quajtur qytetin si vendi më i mirë në SHBA për të rritur fëmijë. Revista Forbes në vitin 2008 e renditi qytetin si nr. 1 për përvetësimin e teknologjisë në vend, dhe qyteti u rendit ndër dhjetë qytetet më të mirë nga Relocate America në vitin 2010. Në vitin 2007, Revista fDi e renditi qytetin nr. 3 në SHBA për qytetet e të ardhmes, dhe Kopshti Zoologjik dhe Akuariumi i Kolumbusit u vlerësua nr. 1 në vitin 2009 nga USA Travel Guide.
Në vitin 2008, MarketWatch e quajti Kolumbusin si qytetin e 7-të më të mirë për të bërë biznes në vend. Në vitin 2011, qyteti kishte pesë korporatat që bëjnë pjesë në listën e US Fortune 500. Korporata të mëdha të huaja që operojnë apo që kanë degë në qytet përfshijnë Siemens dhe Laboratorët Roxane nga Gjermania, Vaisala, Tomasco Mulciber Inc, dhe A Y Manufacturing nga Finlanda, si dhe ABB Grup dhe Mettler Toledo nga Zvicra.
Popullsia e qytetit ishte 787.033 në regjistrimin e vitit 2010, duke u bërë qyteti më i populluar në Ohajo. Ai është kryeqyteti i katërt më i populluar në Shtetet e Bashkuara.