Bronxi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Bronzi ose bronxi është një aliazh i përbërë kryesisht nga bakri, zakonisht me rreth 12-12,5% kallaj dhe shpesh me shtimin e metaleve të tjerë (të tilla si alumini, mangani, nikeli ose zinku) dhe nganjëherë jometale ose metaloide si arseniku, fosfori ose silici. Këto shtesa prodhojnë një seri lidhjesh që mund të jenë më të forta sesa bakri, ose kanë veti të tjera të dobishme, siç janë ngurtësia, duktiliteti ose përpunueshmëria.