Balli Kombëtar
From Wikipedia, the free encyclopedia
Balli Kombëtar ka qenë një organizatë nacionaliste dhe antikomuniste Shqiptare, e themeluar më 1939[2] nën emrin e "Lëvizjes kombëtare të Rezistencës".[3] Kryetarë të tjerë të rëndësishëm ishin gjithashtu Abas Ermenji, Lef Nosi, Isuf Luzaj,Isuf Hysenaj, Skënder Muço, Thoma Orollogaj, Bahri Omari, Hysni Lepenica, Ismail Golemi dhe Safet Butka. Në Maqedoni, kryetari më i shquar i lëvizjes Balliste ishte Xhemë Hasa nga Gostivari.
Balli Kombëtar | |
---|---|
Pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore | |
Aktiv në vitet | 1942–1945 |
Leaders | Midhat Frashëri |
Madhësia | 35,000–50,000[1] |
Became | "Free Albania" National Committee |
Aleatët |
|
Kundërshtarët |
|
Beteja dhe luftëra | Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare Lufta e Dytë Botërore në Jugosllavi World War II in Yugoslav Macedonia Beteja e Gjinoqarit |
Balli Kombëtar u përpoq të realizonte një bashkëpunim me Partinë Komuniste, për të cilin ia arriti qëllimit nëpërmjet Marrëveshjes së Mukjes, të firmosur nga ballistët dhe komunistët në 2 gusht 1943.[4] Komunistët Shqiptarë, nën presionin e Partisë Komuniste Jugosllave e mohuan marrëveshjen në Shtator 1943 dhe kështu filloi Lufta Civile 1943-1944 ndërmjet forcave të Ballit Kombëtar dhe atyre të Partisë Komuniste.[5]
Përfundimisht, Balli Kombëtar u bashkua me qeverinë kukull të formuar nga nazistët dhe luftoi si aleat i tyre kundër grupeve guerile antifashiste.[6][7]
Pas çlirimit nga Italia Fashiste Balli Kombëtar formoi nën Gjermaninë Naziste një qeveri të përkohshme nën drejtimin e Ibrahim bej Biçakçiut. Asambleja Kombëtare u mblodh për herë të parë pas katër vjetësh. Në vitin 1943-1944 pas disa fitoreve fillestare ndaj forcave te rezistencës komuniste, me dobësimin e Gjermanisë dhe fillimin e humbjen e luftës nga Boshti, Balli e humbi mbështetjen e gjermanëve, dhe, si rrjedhojë, humbi edhe luftën kundër forcave të drejtuara nga Komunistët Shqiptarë dhe Jugosllavë. Partia Komuniste, e ndihmuar me armë nga Jugosllavia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, arriti të merrte pushtetin në Shqipëri.[8]
Balli Kombëtar u shpërnda pas Luftës së Dytë, dhe kryetarët e tij që s'kishin pasur mundësi të arratiseshin në Perëndim, u persekutuan nga regjimet komuniste të Shqipërisë dhe Jugosllavisë, në krahinat shqiptare të së cilës Balli Kombëtar kishte pasur influencë.